
“Qëndrojmë në solidaritet me popullin francez dhe me të gjithë ata që po punojnë për të mbrojtur jetën e njerëzve dhe komunitetet e rrezikuara nga zjarret”, ka deklaruar Haxhiu.
Ajo ka shtuar se Kosova është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj, në përputhje me kapacitetet shtetërore.
Kësaj deklarate i ka reaguar deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, e cila ka thënë se Kosova vetë nuk ka kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me zjarret.
“E ranë për besë. Nashta duhet me ia rikujtu Presidencës e Qeverisë që ne vetë ende varemi nga kapacitetet e KFOR-it për zjarre. Jo vetëm kjo, por edhe që kushtet e zjarrfikësve janë aspak të mira”, ka shkruar Ymeri.
Ajo e ka cilësuar deklaratën e Haxhiut si fyese për qytetarët, duke kujtuar rastet kur Kosova është përballur me zjarre dhe nuk ka pasur helikopterë për ndërhyrje.
“Fyese kjo deklaratë për neve që i kem pa zjarret që sa vjet, për të cilat as helikopter nuk ka pas, e që investimet në mjedis nga VV janë më të ulëtat që 10 vjet”, ka shtuar ajo.
Ymeri ka kritikuar edhe investimet e Qeverisë në fushën e mbrojtjes së mjedisit, duke ironizuar me deklaratën se “ndihma për Francën vjen nga tërfurkat e tepsiat”.
“E ranë për inteligjencën tonë edhe deklarata e UD Presidentes… Ndihma për Francë nga Tërfurkat e Tepsiat”, ka përfunduar ajo.






