Në një shkrim në Facebook të martën, Haxhiu bëri të ditur se, para marrjes së vendimit, është zhvilluar një shqyrtim i kujdesshëm i propozimit dhe dokumentacionit të dërguar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke përfshirë edhe informacionet e institucioneve kompetente të sigurisë, si dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes.
Sipas saj, vendimi është marrë duke pasur parasysh rëndësinë e funksionit dhe nevojën për funksionalizimin e plotë të institucioneve të drejtësisë, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.
“Funksioni i Kryeprokurorit të Shtetit është një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues. Beteja kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndjekja e kriminelëve të luftës, dhunuesve dhe krimit të çfarëdo forme duhet të marrin përgjigje të prerë nga organi i akuzës”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo i uroi Gashit sukses në detyrën e re dhe shprehu pritjen që ai ta ushtrojë funksionin me integritet të lartë profesional e moral, paanshmëri dhe guxim, duke vepruar gjithmonë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, të martën e ka dekretuar e Zejnullah Gashin në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.