
Përmes një postimi, Haradinaj rikujtoi se kishte dhënë dorëheqje për herë të dytë nga drejtimi i Qeverisë së Kosovës për t’u paraqitur në Dhomat e Specializuara në Hagë si qytetar dhe jo si kryeministër.
Ai po ashtu përsëriti qëndrimin e tij se Kosovës po i bëhej presion i padrejtë lidhur me çmimin e njohjes nga Serbia, ndërsa theksoi se ndarja e vendit dhe krijimi i një “Dodik Republike” në Kosovë kanë qenë dhe mbeten të papranueshme.
“Qëndrimi im atëherë ishte i qartë dhe i palëkundur. Ai mbetet i njëjtë edhe sot”, ka shkruar Haradinaj.






