Guri ia “cakton” disa kushte Ramës për të qenë kryetar i LDK-së

Lajme1 month ago27 Views

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Paris Guri, ka folur për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Guri, në një intervistë në T7, ka thënë se LDK-ja e ka ndihmuar Ramën që ta fitojë Prishtinën dhe se Lumir Abdixhiku e kishte sjellë atë në Kosovë në një kohë kur, sipas tij, nuk e njihte askush.

“Sa i përket Përparim Ramës, Përparim Rama është kryetar i kryeqytetit. Kryetar të kryeqytetit e ka kandidu pikërisht zotëri Lumir Abdixhiku, kur në atë kohë Përparim Rama ka qenë dorën n’zemër i panjohur në Prishtinë. Me ndihmën e LDK-së është zgjedh kryetar i kryeqytetit.” – ka thënë Guri.

Ndër të tjera, Guri ka thënë se Përparim Rama, për të kandiduar për kryetar të LDK-së, fillimisht duhet të bëhet anëtar i partisë e më pas edhe delegat.

“Sa i përket idesë për me qenë kryetar i LDK-së, fillimisht në statutin e LDK-së shkruhet shumë qartë, fillimisht duhet me qenë anëtar, pastaj duhet me qenë edhe delegate.” – ka thënë Guri.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...