Grenell publikon fotografi nga Vlora: “Shqipëria me miq dhe familje”

Përzgjedhja Jonë1 month ago85 Views

Richard Grenell një nga figurat më të njohura të diplomacisë amerikane dhe një emër me peshë në administratën e Donald Trump, po kalon pushimet në bregdetin shqiptarë.

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump ka zgjedhur bregdetin e Vlorës për të kaluar ditët e verës.

Grenell ka ndarë në rrjetin social Instagram disa fotografi nga Vlora, ku shfaqet duke shijuar bukuritë e qytetit bregdetar në shoqërinë e miqve dhe familjarëve.

Krahas imazheve të publikuara, ai ka shkruar shkurt: “Shqipëria me miq dhe familje”, duke shprehur kënaqësinë për vizitën e tij në vend.

Prej disa vitesh ai rikthehet rregullisht në jugun e Shqipërisë, duke u bërë tashmë një vizitor i rregullt i brigjeve shqiptare.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...