Gjermania, “thellësisht e shqetësuar” me rrënimin e shtëpive pranë Ujmanit

Lajme2 months ago23 Views

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka shprehur shqetësim për shembjen e shtëpive pranë liqenit të Ujmanit, duke iu bashkuar qëndrimit të Bashkimit Evropian.

“Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ndan shqetësimet e shprehura nga BE-ja. Jemi thellësisht të shqetësuar për rrënimin e shtëpive pranë liqenit të Ujmanit. Respektimi i procedurave të rregullta ligjore dhe zbatimi i parimeve të sundimit të ligjit, siç janë të përcaktuara në Kushtetutën e Kosovës, janë thelbësore për rrugën evropiane të Kosovës”, ka thënë kjo ambasadë, raporton Klankosova, transmeton Periskopi.

E njëjta ka bërë thirrje për “ndërprerjen e menjëhershme” të këtyre veprimeve dhe ka kërkuar zgjidhje transparente e të ligjshme.

Reagim për këtë çështje pati edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë, e cila ka shprehur keqardhje për rrënimin e shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit të martën.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...