Gazetari amerikan pas deklaratës së Rubio: Jack Smith u financua nga Soros dhe ndoqi Hashim Thaçin

Përzgjedhja Jonë1 month ago123 Views

Pas deklaratës së fundit të Sekretarit të Shtetit amerikan Marco Rubio, ku ai kritikoi ashpër Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) duke e quajtur “organizatë të paligjshme” dhe duke përmendur se Jack Smith kishte punuar atje, gazetarët dhe komentatorët amerikanë kanë rimarrë biografinë e prokurorit.

Një prej tyre, Joshua Reid nga Redpills.tv, ka publikuar një analizë ku pretendon se Jack Smith është i lidhur ngushtë me George Soros dhe se roli i tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka shërbyer interesave të Open Society Foundations.

Sipas Reid, George Soros ka themeluar dhe financuar Open Society Foundations. Iniciativa e tyre për Drejtësi ka shpenzuar dekada duke mbështetur, këshilluar, mbrojtur dhe ndikuar ICC-në përmes avokimit, ndihmës teknike dhe paraqitjeve ligjore.

Reid thekson se Jack Smith ka punuar drejtpërdrejt brenda Zyrës së Prokurorit të ICC-së në periudhën 2008–2010, ku koordinonte hetime për krime lufte. Më vonë, nga viti 2018 deri në 2022, ai shërbeu si prokuror kryesor i Dhomave të Specializuara të Kosovës – një tribunal i veçantë që operon brenda sistemit më të gjerë të drejtësisë ndërkombëtare me bazë në Hagë. Sipas tij, ky tribunal vepron në një rajon ku Open Society ka përfituar drejtpërdrejt nga vendimet e marra.

Në përfundim të shkrimit, Reid shkruan se “Jack Smith nuk është asgjë më shumë se një marionetë e Sorosit dhe ICC është një organizatë ndërkombëtare e përdorur nga Soros për të ndikuar në shtete dhe qeveri”.

Këto pretendime po shpërndahen gjerësisht edhe në rrjetet sociale shqiptare, ku lidhen me faktin se gjatë mandatit të tij në Dhomat e Specializuara, Smith udhëhoqi ngritjen e akuzave kundër Hashim Thaçit dhe disa ish-udhëheqësve të tjerë të UÇK-së.

Deklarata e Rubio dhe analiza e gazetarit amerikan kanë riaktivizuar debatinnë mbi motivet dhe ndikimet e mundshme pas proceseve që zhvillohen në Hagë.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...