FSK: Jemi institucioni më i besueshëm në vend

Përzgjedhja Jonë3 months ago54 Views

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka treguar se ky është prej institucioneve më të besueshme në vend.

Duke iu referuar rezultateve të Anketës Rajonale WeBalkans 2026, FSK-ja ka njoftuar se vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në Republikën e Kosovës.

“Bazuar në rezultatet e Anketës Rajonale WeBalkans 2026, Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit radhitet si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Republikën e Kosovës, duke gëzuar 87.4% të besueshmërisë së qytetarëve të anketuar. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tij të sinqertë për qytetarët e Republikës së Kosovës për besimin e vazhdueshëm të treguar ndaj FSK-së. Gjithashtu Gjeneral Jashari falënderon të gjithë personelin e FSK-së për profesionalizmin, punën e palodhshme dhe angazhimin e vazhdueshëm në përmbushje të misionit. Me këtë rast GLT Jashari falënderon edhe partnerët dhe aleatët ndërkombëtar në krye me SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen profesionale të FSK-së”, është thënë në njoftimin e FSK-së.

Sipas rezultateve të Anketës Rajonale WeBalkans 2026, Policia e Kosovës renditet si institucioni i dytë me nivelin më të lartë të besimit nga qytetarët, me 85.6 për qind, ndërsa Presidenca e Republikës së Kosovës zë vendin e tretë me 77.0 për qind të besueshmërisë.

Pas tyre radhiten autoritetet fetare me 69.2 për qind, Qeveria e Republikës së Kosovës me 64.8 për qind, Kuvendi i Republikës së Kosovës me 57.8 për qind, qeverisja lokale me 56.7 për qind, sistemi gjyqësor me 48.1 për qind, sistemi zgjedhor me 47.5 për qind, mediat me 40.4 për qind, ndërsa partitë politike mbeten institucionet me nivelin më të ulët të besimit, me 25.8 për qind

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...