Fillon publikimi në SHBA i 1000 librave dhe 22 enciklopedive të Sahit Mujës

Përzgjedhja Jonë1 month ago147 Views

Sahit Muja ka njoftuar se ka filluar publikimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i një projekti monumental: mbi 1000 libra dhe 22 enciklopedi, projekti më i madh enciklopedik komercial në historinë e botës.

Në një postim të bërë në Facebook, Muja shkruan se publikimi i veprave të tij ka nisur tashmë në platformat dhe kompanitë më të fuqishme të tregtisë botërore, përfshirë Amazon, Walmart dhe rrjetet kryesore ndërkombëtare të shitjes e shpërndarjes së librave.

Sipas tij, ky projekt përfaqëson një vepër gjigante prej mbi 1000 librash, të organizuara në 22 sisteme enciklopedike të ndërlidhura. Muja e përshkruan atë si enciklopedinë më të madhe të konceptuar ndonjëherë në historinë e botës.

“Më shumë se 1000 libra janë përgatitur për publikim dhe do të publikohen çdo ditë, duke nisur një udhëtim të jashtëzakonshëm drejt lexuesve në mbarë botën,” shkruan ai.

Pas kësaj vepre qëndrojnë, sipas Mujës, më shumë se 30 vite pune intensive, kërkimi, studimi, udhëtime, sipërmarrje, investime dhe përkushtim. Ai e cilëson këtë periudhë si “30 vite djersë, sakrificë dhe besim në një ide të madhe”.

Muja thekson se kjo është puna dhe djersa e një shqiptari që ka ëndërruar të ndërtojë diçka që mund t’i shërbejë jo vetëm komunitetit të tij, por edhe lexuesve në mbarë botën.

Me këtë njoftim, Sahit Muja prezanton një nga projektet më ambicioze që ka promovuar deri më tani, duke bërë një ndikim të gjerë në tregun ndërkombëtar të librit dhe enciklopedive/Gazeta Journal/

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...