Fermeri në Istog: S’ka shpëtuar asgjë nga 7 hektarët e mbjellë

Lajme2 months ago24 Views

Fermeri nga Istogu, Arber Gjocaj, ka thënë se dëmi nga breshri i së hënës është shumë i madh.

Ai ka thënë se nuk ka shpëtuar asgjë nga të mbjellat e tij.

Në emisionin “tre8tre” ai ka thënë se ka pasur të mbjellura speca, shalqi e domate, porse asgjë nga to nuk ka shpëtuar.

“Gjithçka është e shkatërruar total. Kryetari i komunës dhe ministri ishin në terren me një staf goxha të madh dhe patën premtime që do të bëhet vlerësimi i dëmeve dhe ministria do të bëjë atë që duhet që t’i kompensojë dëmet. Totalisht janë dëmtuar, nuk ka dëmtuar asgjë. As 1 për qind nuk ka shpëtuar. Është dëm që nuk mund të kompensohet nga vet bujku. Unë i kam rreth 7 hektarë të mbjellë. Ka dëmtime edhe në pemë”, ka thënë ai.

Ka shtuar se për t’u bërë mekanizma mbrojtës kundër breshrit, është shumë e kushtueshme.

Vetëm në dy hektarë speca, ishte e paraparë të dalin rreth 100 tonë.

Ai ka deklaruar se duhet kompensim në mënyrë që bujqit të mund të mbjellin vitin e ardhshëm.

Sipas tij, asgjë nga të mbjellat e tij nuk mund të dalë në treg.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, pas dëmeve që breshri ka shkaktuar në Istog, ka paralajmëruar themelimin e një qendre të paralajmërimit të hershëm, që bujqit të mos ballafaqohen papritmas me situata të njëjta.Edhe

Muja nga fshati Kovragë në Istog ka thënë se breshri ka shkaktuar dëme në pothuajse të gjitha fshatrat e kësaj komune./Koha.net

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...