
Gjatë ditës, është raportuar se në këtë komunë dyshohet se janë gjetur mbetje mortore që mund t’u përkasin 23 intelektualëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Në një përgjigje për Nacionalen, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka bërë të ditur se institucionet relevante janë duke zbatuar urdhrin për zhvarrosje, autopsi dhe identifikim të këtyre mbetjeve.
“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet relevante janë duke zbatur urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut”, ka thënë ajo./Nacionale






