
Sveçla ka thënë se vendi ndodhet në një situatë të tillë për shkak të vendimit të Kushtetueses që specifikon se për zgjedhjen e presidentit duhen 2/3 të votave të Kuvendit.
Ai ka thënë se shpreson që partitë opozitare do të marrin vendime për të zhbllokuar situatën dhe ta shtrëngojnë dorën e shtrirë të Lëvizjes Vetëvendosje.
“LVV ka dëshmuar që është e gatshme për bashkëpunim. Kemi ofru opsione që të dalim nga kjo situatë, që është produkt i një vendimi të kushtetueses, që na duhet kuorumi i 2/3 për presidentin. Shpresojmë që partitë opozitare do të marrin qëndrime që të zhbllokohet kjo situatë, që dorën e shtrirë të LVV’së ta shtrëngojnë dhe të ecin para për konsolidim të institucioneve”, ka thënë Sveçla në Euronews Albania.






