Deputetët e LVV-së hyjnë në sallën e Kuvendit, votohet për Qeverinë e Kosovës

Lajme2 weeks ago46 Views

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të mblidhen në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës me zgjedhjen e 3 nënkryetarëve të LDK-së, Listës Serbe dhe nga komunitetet jo shumicë sot është thirrur edhe seanca për Qeverinë e Kosovës.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti sot pranoi mandatimin për kandidat për kryeministër nga U.D e Presidentes, Albulena Haxhiu.

Kanë kaluar rreth 30 minuta nga koha e paraparë për nisjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për formimin e Qeverisë së re, por ajo ende nuk ka nisur.

Deputetët e Vetëvendosjes dhe të Listës Serbe ndodhen në sallën plenare, ndërsa ende nuk është parë mandatari për kryeministër, Albin Kurti.

Në sallë nuk janë as deputetë të PDK-së, LDK-së dhe as të Aleancës .

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...