
Deliu tha se falja nuk iu kërkua viktimave e as familjeve që prej vitesh kërkojnë eshtrat e më të dashurve.
“Nuk iu kërkua Kosovës, e cila mbart plagët e një lufte të shkaktuar nga politika e spastrimit dhe dhunës. Falja iu kërkua pushtetit, sepse shqetësimi nuk ishte krimi i glorifikuar, por dëmi ndaj imazhit politik. Kjo është arsyeja pse deklarata të tilla nuk mund të kalohen si “gabime personale”. Ato kërkojnë përgjegjësi dhe reagim të qartë. Kush justifikon, minimizon idetë e spastrimit etnik, nuk duhet të ketë vend në institucione që pretendojnë të ndërtojnë paqe dhe marrëdhënie normale”, ka shkruar ajo në Facebook.






