
“Sikurse është pasqyruar në kalendarin e Gjykatës, në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët lidhur me akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë janë caktuar të mbahen seanca në datat 17–19 gusht 2026. Këto data janë caktuar si indikacion paraprak. Përditësime të mëtejshme do të bëhen kur të ketë më shumë informacion”, njofton Specialja.
Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me Hashim Thaçin, Bashkim Smakaj, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin në lidhje me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Pas konfirmimit të Aktakuzës, të pesë të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm.
Ndërkohë, procesi kryesor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit për krime të pretenduara lufte është në fazën përfundimtare, ndërsa shpallja e aktgjykimit është caktuar për 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00.






