Burim Ramadani publikon rezultatet e narko-testit dhe sfidon zyrtarët qeveritarë: Tregoni se jeni të pastër

Lajme2 months ago25 Views

Burim Ramadani, nga Aleanca, ka sfiduar publikisht zyrtarët qeveritarë që t’i nënshtrohen vullnetarisht narko-testit, duke thënë se lufta kundër drogave duhet të nisë me shembull nga ata që marrin vendime për shtetin.

Përmes një video-mesazhi, Ramadani bëri të ditur se ai vetë e ka kryer narko-testin në QKUK dhe publikoi rezultatet e tij, duke theksuar se është plotësisht i pastër.

Sipas tij, përhapja e drogave në Kosovë është kthyer në një rrezik kombëtar, ndërsa sfidoi të gjithë pushtetarët që të dëshmojnë transparencë dhe përgjegjësi para qytetarëve.

“Unë e dhashë shembullin tim. Ju sfidoj: Bëjeni narko-testin!”, është mesazhi i Ramadanit.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...