Blerim Haxhija largohet nga pozzita e u.d kryeredaktorit, RTK cakton Venera Xhoxhaj-Adilin

Lajme1 month ago40 Views

Venera Xhoxhaj Adili është caktuar ushtruese e detyrës së Kryeredaktores së kanaleve televizive në gjuhën shqipe në Transmetuesin Publik, pas largimit të deritanishëm të u.d kryeredaktorit, Blerim Haxhija.

Vendimi është bërë i ditur përmes një njoftimi të brendshëm të dërguar stafit nga drejtori i televizionit, Rilind Gërvalla, shkruan Gazeta Online Reporteri.net..

Sipas njoftimit, emërimi i Xhoxhaj Adilit mbështetet në Vendimin nr. 1391/26 të Drejtoreshës së Përgjithshme, Zana Spahiu, si dhe në udhëzimet e datës 31 korrik 2026 lidhur me ushtrimin e detyrave dhe kompetencave në të gjitha njësitë organizative.

Vendimi ka hyrë në fuqi sot, më 4 gusht 2026.

Në njoftim, stafi i RTK-së është ftuar të bashkëpunojë dhe ta mbështesë ushtruesen e re të detyrës në mbarëvajtjen e punës televizive./Reporteri

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...