
Biznesmeni nga Venecia, Muharrem Saliu, ka shprehur mbështetjen e tij për “Marshin për Liri”, i cili po mbahet sot në Prishtinë.
Përmes një postimi, Saliu ka shkruar se, duke parë Prishtinën të mbushet me njerëz, pankarta dhe zëra në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, mendimi i shkon te familjet që prej vitesh jetojnë me pritjen e një vendimi.
“Pas çdo emri në Hagë ka një familje, një nënë, një bashkëshorte, fëmijë, prindër… njerëz që presin drejtësi dhe jo thjesht një vendim”, ka shkruar ai.
Saliu ka theksuar se pas atyre burrave është edhe një komb.
“Një komb që luftoi për lirinë e tij, që humbi njerëz, që pagoi një çmim të lartë dhe që sot pret që drejtësia të flasë”, ka shkruar biznesmeni.
Ai ka thënë se ajo që ndjeu më fort sot në Prishtinë ishte një komb që nuk harron dhe që ende pret drejtësi.
“Kosova pret drejtësi. Familjet presin drejtësi.”






