
Ai ka thënë se, pas daljes jashtë funksionit të blloqeve B1, A3 dhe A5, Kosova po prodhon më pak se një të tretën e energjisë që i nevojitet.
“Rezultati? Më pak prodhim vendor, më shumë varësi nga importi”, ka shkruar Behrami.
Sipas tij, situata favorizon importin e energjisë elektrike dhe rrit përfitimet e importuesve.






