BE i reagon U.D. Presidentes Haxhiu dhe KPK-së: Mosrikthimi i serbëve në sistemin gjyqësor shkelje e ligjit

Lajme2 months ago54 Views

Disa nga serbët që dhanë dorëheqje në vitin 2022 nga sistemi prokurorial i Kosovës, i tërhoqën dorëheqjet. Ata kërkuan që të rikthehen në punë. Këshilli Prokurorial i Kosovës, vendosi që të mos i pranoj tërheqjet e dorëheqjeve dhe U.D.Presidentja Albulena Haxhiu nënshkroi dekret, duke i dhënë fund një rikthimi të mundshëm të tyre në punë.

Haxhiu, u thirr në kushtetutë e ligj, për këtë vendim.

“Shteti ynë funksionon mbi parimet e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit. Askush nuk mund të mbajë peng funksionimin e institucioneve dhe as të krijojë paqartësi juridike përmes proceseve të papërfunduara. Republika e Kosovës do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri, në përputhje me ligjin dhe në mbrojtje të integritetit të institucioneve të saj” – shkroi ajo.

Por pikërisht, në kundërshtim me ligjin, dhe Kushtetuën e vendit e quajti Bashkimi Evropian, aktin e Haxhiut dhe votimin në KPK.

Bashkimi Evropian ka thënë se sipas Kushtetutës, Kosova është një shoqëri multi-etnike e cila qeveriset nga rendi dhe ligji dhe një sistem drejtësie që duhet të reflektojë llojllojshmërinë etnike.

“BE në vazhdimësi ka bërë thirrje që Kosova të mundësojë ri-integrimin e serbëve të Kosovës në sistemin e drejtësisë në linjë me ligjet e Kosovës dhe marrëveshjet e Dialogut”, thuhet në reagim.

BE madje ka mirëpritur tërheqjen e dorëheqjeve të bërë nga gjyqtarët, prokurorët dhe stafi mbështetës dhe potencon se është e shqetësuar nga vendimi i KPK-së për të pranuar ato dorëheqje pasi ishin tërhequr dhe gjithashtu thonë se janë të shqetësuar edhe nga vendimi i Albulena Haxhiut si u.d e presidentit për të dekretuar dorëheqjet.

“BE-ja mirëpret tërheqjen, më 15 korrik 2026, të dorëheqjeve të paraqitura nga gjyqtarët, prokurorët dhe stafi mbështetës serb të Kosovës. BE-ja është e shqetësuar nga vendimi i djeshëm i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet që ishin tërhequr tashmë dhe nga vendimi i sotëm i Presidentit në detyrë që dekretoi dorëheqjet. Kjo duket e papajtueshme me ligjin, me procesin e rregullt ligjor dhe kërkesat e përgjithshme të sundimit të ligjit në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

BE ka kërkuar që institucionet të përmbahen nga pengesat për riintegrim të personelit gjyqësor serb në Kosovë.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...