
Sipas RTK-së, Sali dyshohet se ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë me BIA-n serbe dhe ka pasur kontakte me zyrtarin Zelimir Matoviq.
Ai punon si mësues në shkollën “9 Maji” në Rapçë dhe më herët ishte angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete.
Gjatë bastisjes janë sekuestuar para të gtshme në vlerë 39 mijë e 500 euro, 500 dinarë dhe katë telefona celularë.
Sali dyshohet se ka bashkëpunuar me Agjencinë Serbe të Inteligjencës (BIA) për një periudhë të gjatë
Njoftimi i plotë:
Komunikatë e përbashkët e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale
Dragash, 13 gusht 2026 – I arrestuari sot në pikën kufitare në Merdare, nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”, F. S., me aktvendim të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë.
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë zbatuar urdhërkontrollin në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto prova materiale:
– para të gatshme në vlerë prej 39 mijë e 500 eurosh;
– para të gatshme në vlerë prej 500 dinarësh;
– katër (4) telefona celularë;
– dokumente të ndryshme relevante për rastin.
Prokuroria, brenda afatit të përcaktuar ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë, mbeten të angazhuara për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore në lidhje me rastin.






