Bajrami, Hoti dhe Muhaxheri nuk shkojnë në mbledhjen e Kryesisës së LDK-së

Lajme2 months ago27 Views

Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti dhe Gazmend Muhaxheri nuk i janë përgjigjur ftesës së Lumir Abdixhikut në mbledhjen e thirrur nga ai të Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nacionale ka kuptuar se të tre zyrtarët e lartë të LDK-së nuk janë në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, por as nuk janë parë të hynë a dalin në objektin e LDK-së ku po qëndrojnë gazetarë duke raportuar.

Abdixhiku në ftesën për Kryesinë Qendrore, të emëruar së fundi nga ai, ka njoftuar në përmbajtje se edhe do të diskutohet për rezultatin zgjedhor të arritur në zgjedhjet e 7 qershorit, ku dolën me 18 mandate.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...