Avokati kryesor i Thaçit: Gjykata e Hagës pranoi tri nga tri apelet e Prokurorisë, i refuzoi 44 nga 44 apelet e mbrojtjes

Përzgjedhja Jonë2 months ago32 Views

Avokati kryesor i ish-Presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetic ka dhënë numra të frikshëm të Gjykatës Speciale.

Në proporcion komplet të zhdrejt, në lidhje me rastin e dytë të gjykimit të Thaçit, avokati ka bërë të ditur se Gjykata ka pranuar tri nga tri apelimet e Prokurorisë, ndërkoë ka refuzuar 44 nga 44 apelimet e mbrojtjes.

E plotë:

Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara në gjykimin për pengim të administrimit të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit sapo miratoi edhe një apel të Prokurorisë.

Bilanci aktual në dy çështjet e tij që janë ende në proces është:

Apelimet e Prokurorisë: 3 nga 3 të pranuara (100% sukses).

Apelimet e Mbrojtjes: 44 nga 44 të refuzuara (100% dështim).

Kur Dhomat e Specializuara të Kosovës t’i nënshtrohen një vlerësimi të pashmangshëm pas përfundimit të punës së tyre, paanshmëria dhe drejtësia gjyqësore do të jenë ndër temat kryesore të debatit.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...