Arrestohet një kosovar në Greqi, i gjenden 324 kg kanabis

Lajme1 month ago53 Views

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se pas një bashkëpunimi ndërkombëtare mes tyre, Policisë së Kosovës, autoriteteve të RMV-së e Greqisë, është arrestuar një shtetas kosovar në Greqi.

Gjatë operacioni ku ka mbetur i arrestuar, A.G, policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 324 kg kanabis.

“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë kontribuar në këtë proces përmes veprimeve hetimore dhe shkëmbimit të informacionit me autoritetet partnere.

PSRK dhe Policia e Kosovës, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, do të vazhdojnë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”, theksohet në njoftim.

Komunikata:

Bashkëpunimi ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës kontribuon në arrestimin e një shtetasi kosovar në Greqi

Gusht, 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se në kuadër të një hetimi disamujor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe të Greqisë, në Selanik, autoritetet e Greqisë, kanë ndërmarrë veprime konkrete që kanë rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për trafikim me narkotikë.

Në mesin e personave të arrestuar ndodhet edhe një shtetas i Republikës së Kosovës, A.G.

Gjatë operacionit, policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 324 kg substancë narkotike e llojit kanabis.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë kontribuar në këtë proces përmes veprimeve hetimore dhe shkëmbimit të informacionit me autoritetet partnere.

PSRK dhe Policia e Kosovës, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, do të vazhdojnë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...