
Pasi Kuvendi nuk u konstituua edhe sot, Ambasada Britanike ka theksuar se Kosova për dy vite ka pasur shumë ditë pa parlament funksional.
Kjo, theksohet qartë se është përgjegjësi e politikanëve.
“Parlamenti është zemra e demokracisë. Ai e mban qeverinë përgjegjëse dhe mundëson miratimin e legjislacionit që mund ta çojë shoqërinë dhe ekonominë përpara. Kosova ka qenë pa një parlament plotësisht funksional për shumë ditë gjatë dy viteve të fundit. Kjo është përgjegjësi e politikanëve të Kosovës, jo e sistemit të saj. Tani ata duhet urgjentisht të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë situatë përmes dialogut dhe negociatave paqësore, në të mirë të popullit të mrekullueshëm të Kosovës dhe partneriteteve të saj ndërkombëtare”, thuhet në reagim.






