Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese “absurditet logjik dhe profesional,” thotë Selmanaj i LDK-së

Lajme4 days ago39 Views

Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatet për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Në një postim, Selmanaj tha se aktgjykimi përmban, sipas tij, kundërthënie në interpretimin e afateve kushtetuese.

“Absurditet logjik dhe profesional!”, shkroi ai.

Selmanaj argumentoi se, ndonëse Kuvendi nuk ishte konstituuar brenda afatit kushtetues dhe kryesia nuk ishte plotësuar, zgjedhja e Qeverisë nuk është konsideruar kundërkushtetuese.

Ai e kritikoi gjithashtu nisjen e afatit për zgjedhjen e presidentit nga 6 gushti.

“Aktgjykimi si i tillë hyn në funksion vetëm të ruajtjes së interesave ditore dhe balancave të partive politike”, tha Selmanaj.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...