Abdixhiku pas mbledhjes: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita

Lajme1 month ago86 Views

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoëvs, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita.

Ai ka thënë se nuk duan asnjë ministri, e as pozitën e kryeparlamentarit, apo të presidentit.

“Le t’i mbajë VV-ja të gjitha”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka shtuar se një vendim i tillë është marrë për të çliruar procesin.

“Për ta çliruar procesin nga çdo alibi dhe për t’i hapur rrugë zgjidhjes në interes shtetëror, LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale. LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri. S’e duam asnjë ministri, le t’i mbajë të gjitha VV-ja. Heqim dorë nga kërkesa për kryetar të Kuvendit dhe më e rëndësishmja edhe nga kërkesa për ta udhëhequr postin e presidentit”, ka thënë  Abdixhiku.

Abdixhiku i tha LVV-së ta formojë e vetme Qeverinë dhe të udhëheq ekzekutivin, teksa për presidentit tha se duhet të zgjidhet në bashkëpunim me të gjitha partitë shqiptare.

“Le ta zgjedhim të gjithë bashkë të gjitha partitë politike shqiptare, ato që duan të participojnë presidentin që e mbron Republikën dhe Kushtetutën dhe le të zgjedhim një president që është i Republikës së Kosovës. LVV-ja le ta formojë dhe udhëheq Qeverinë me 61 deputetët e koalicionit të saj, le ta kenë të gjithë ekzekutivin”, tha ai.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...