Nëna e Hashim Thaçit duke e përcjellë intervistën e tij, Endrit Thaçi: I kemi premtu se pas 16 shtatorit do vish

Lajme1 month ago53 Views

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka publikuar një foto të nënës së ish-presidentit duke e përcjellë intervistën e tij të fundit nga Haga.

Në rrjetet sociale, ai e ka postuar një fotografi ku nëna e Thaçit shihet duke e shikuar intervistën e djalit të saj, i cili prej gati 6 vitesh ndodhet në paraburgim në Hagë, bashkë me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin.

“Asnjë derë burgu nuk mund ta ndajë një nënë prej djalit të saj. I kemi premtu se pas 16 shtatorit do vish”, ka shkruar Endrit Thaçi në fotografinë e postuar.

Aktgjykimi për Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit të cilët po gjykohen në Hagë pritet të shpallet më 16 shtator duke filluar nga ora 10:00.

Screenshot

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...