Deliu: Kjo nuk është më krizë e Kuvendit, por krizë e respektimit të Kushtetutës

Lajme1 month ago23 Views

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas deklaratës së kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, se seanca e re nuk do të thirret deri në arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për presidentin.

Deliu ka thënë se situata tashmë nuk paraqet vetëm krizë të Kuvendit, por sipas saj, krizë të respektimit të Kushtetutës.

Ajo ka kritikuar moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit brenda afatit të përcaktuar, duke thënë se tash po refuzohet edhe detyrimi për vazhdimin e seancës brenda 48 orëve.

“Pra, institucionet nuk po bllokohen rastësisht. Po krijohet precedent: pushteti vendos kur i bindet Kushtetutës dhe kur jo”, ka deklaruar Deliu.

Sipas saj, një situatë e tillë duhet të jetë shqetësuese për çdo qytetar që e konsideron Kosovën shtet, pasi rendi kushtetues duhet të respektohet pavarësisht interesave politike.

Deliu ka bërë edhe një krahasim me Serbinë, duke thënë se nëse dënohen përpjekjet e jashtme për cenimin e rendit kushtetues të Kosovës, duhet të dënohen njësoj edhe përpjekjet e brendshme për dobësimin e tij.

“Sovraniteti nuk mbron vetëm territorin. Sovraniteti fillon me Kushtetutën. Nëse nuk e mbron Kushtetutën e Kosovës, mos na trego sa shumë e mbron Kosovën”, ka përfunduar ajo.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...