
Vendimi është bërë i ditur përmes një njoftimi të brendshëm të dërguar stafit nga drejtori i televizionit, Rilind Gërvalla, shkruan Gazeta Online Reporteri.net..
Sipas njoftimit, emërimi i Xhoxhaj Adilit mbështetet në Vendimin nr. 1391/26 të Drejtoreshës së Përgjithshme, Zana Spahiu, si dhe në udhëzimet e datës 31 korrik 2026 lidhur me ushtrimin e detyrave dhe kompetencave në të gjitha njësitë organizative.
Vendimi ka hyrë në fuqi sot, më 4 gusht 2026.
Në njoftim, stafi i RTK-së është ftuar të bashkëpunojë dhe ta mbështesë ushtruesen e re të detyrës në mbarëvajtjen e punës televizive./Reporteri







