
Përmes një video-mesazhi, Ramadani bëri të ditur se ai vetë e ka kryer narko-testin në QKUK dhe publikoi rezultatet e tij, duke theksuar se është plotësisht i pastër.
Sipas tij, përhapja e drogave në Kosovë është kthyer në një rrezik kombëtar, ndërsa sfidoi të gjithë pushtetarët që të dëshmojnë transparencë dhe përgjegjësi para qytetarëve.
“Unë e dhashë shembullin tim. Ju sfidoj: Bëjeni narko-testin!”, është mesazhi i Ramadanit.






