Agim Veliu: Kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut janë legjitime, LDK-ja ka nevojë për reflektim

Lajme3 months ago34 Views

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka reaguar sërish lidhur me kërkesat për dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Përmes një postimi në Facebook, Veliu tha se kërkesat për largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë janë të drejta dhe legjitime, pasi sipas tij, ai ka marrë përsipër meritat për sukseset e pretenduara dhe duhet të marrë përgjegjësi edhe për dështimin zgjedhor.

“Kërkesat për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut janë plotësisht legjitime dhe të drejta. Ato burojnë nga fakti se ai mori përsipër meritat për çdo sukses të pretenduar, prandaj duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin”, ka shkruar Veliu.

Ai vlerësoi se nën drejtimin e Abdixhikut, LDK-ja ka mbetur në vendin e tretë dhe nuk ka arritur të rikthehet si alternativë serioze për pushtet, pavarësisht premtimeve dhe kontrollit të plotë mbi partinë.

Veliu kritikoi edhe reagimin e Abdixhikut ndaj degëve që kanë kërkuar dorëheqjen e tij, duke thënë se në vend të reflektimit, ai ka kërkuar largimin e kryetarëve të disa degëve.

“Në vend se të reflektonte mbi kritikat, ai reagoi duke kërkuar dorëheqjen e dy kryetarëve të degëve që kanë fituar vazhdimisht zgjedhjet në komunat e tyre, ndërsa vetë refuzon të japë llogari për rezultatet e partisë në nivel qendror”, ka shkruar ai.

Sipas Veliut, mënyra e reagimit të Abdixhikut dërgon mesazhin se në LDK ndëshkohen ata që kërkojnë llogaridhënie dhe jo ata që dështojnë.

“Kur një lider kërkon të heshtë kritikët, të ndëshkojë fituesit dhe të mbrojë veten nga përgjegjësia politike, problemi nuk është më vetëm rezultati zgjedhor. Problemi është mënyra se si ai e kupton demokracinë, debatin e brendshëm dhe vetë funksionimin e partisë”, ka theksuar Veliu.

Këto deklarata vijnë në kohën kur disa degë të LDK-së kanë kërkuar publikisht dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, në të cilat LDK-ja u rendit e treta.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...