Haxhiu: Nuk do të jem kandidate për presidente, një herë Kuvendi e Qeveria, pastaj Presidenti

Lajme3 months ago75 Views

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka folur për krijimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Haxhiu ka deklaruar se fillimisht duhet pritur certifikimi i rezultateve, pas së cilës do të zhvillohen takime me partitë politike për arritjen e një konsensusi.

Ajo ka thënë se fillimisht do të konstitutohet Kuvendi, pastaj do të zgjidhet Qeveria e më pas votohet për Presidentin, shkruan Reporteri.net.

Sipas Haxhiut, synimi është që të gjendet një marrëveshje politike në mënyrë që Kuvendi të votojë presidentin me mandat pesëvjeçar.

Haxhiu ka deklaruar se ajo nuk do të jetë kandidate për presidente.

“Po presim fillimisht që të ndodhë certifikimi i rezultateve. Pas certifikimit, patjetër që do të ketë takime me partitë politike dhe uroj që të gjejmë një konsensus në mënyrë që Kuvendi i Republikës së Kosovës ta votojë presidentin me mandat pesëvjeçar dhe të vazhdojmë punët dhe përgjegjësitë që kemi. Le ta konstituojmë Kuvendin, le ta zgjedhim Qeverinë dhe menjëherë kryetari apo kryetarja e re e Kuvendit do ta ketë të drejtën kushtetuese që ta mandatojë kandidatin për kryeministër të vendit”, ka deklaruar Haxhiu për KP.

Sa i përket Samitit të NATO’s që do të mbahet në Turqi, Haxhiu tha se ende nuk ka informacione nëse Kosova do të marrë pjesë.

“Ende jemi duke marrë informacione për këtë. Ju lutemi që t’u drejtoheni me shkrim institucioneve kompetente dhe do t’iu përgjigjemi,” ka deklaruar Haxhiu.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...