
Vizita vjen një ditë pasi disa degë të partisë kërkuan publikisht dorëheqjen e Abdixhikut nga posti i kryetarit të LDK-së, duke hapur debat të brendshëm në parti.
Gjatë takimit në Viti, Abdixhiku ka falënderuar degën për mbështetjen dhe angazhimin e saj në zgjedhje.
“Degës së Vitisë, kryetarit Sokol Haliti, kryesisë dhe strukturave tona këtu, ju faleminderit për mbështetjen e plotë!”
Ai ka vlerësuar pritjen dhe mesazhin e strukturave lokale, duke shtuar:
“Ju faleminderit për pritjen e sotme; që jeni e që ju kemi! Që i mbroni parimet, punën e të drejtën. Mesazhin tuaj e mora qartë.”
Abdixhiku ka theksuar se LDK do të vazhdojë të përballet me sfidat politike dhe institucionale duke ruajtur unitetin e brendshëm.
“Do ta kalojmë çdo sfidë, shtetare e partiake, siç kemi ditur gjithmonë; me demokraci funksionale, me vullnet të mbarë dhe me besim të plotë se LDK është veç e anëtarësisë së saj dhe ky vullnet s’i nënshtrohet askujt.”






