Protestat në mbështetje të çlirimtarëve, Ahmeti: Drejtësia duhet të mbështetet në të vërtetën

Lajme12 hours ago29 Views

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar pas marshimeve paqësore dhe protestuese të mbajtura në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai u shpreh se personat që luftuan për lirinë e Kosovës nuk duhet të gjykohen mbi bazën e asaj që ai i quajti “akuza të fabrikuara”.

“Sot në Shkup, njëjtë si në Prishtinë dhe në qytete të tjera, u mbajtën marshime paqësore e protestuese në mbështetje të çlirimtarëve dhe me një kërkesë të qartë: Liri për çlirimtarët! Liri për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të gjykohen mbi akuza të fabrikuara dhe narrativave të ndërtuara nga Beogradi e Moska. Drejtësia duhet të mbështetet në të vërtetën, në fakte dhe në një proces të drejtë. Sot, zëri i mijëra qytetarëve nga Shkupi, Prishtina dhe qytetet tona ishte një: drejtësi për çlirimtarët dhe liri për ata që luftuan për lirinë tonë”, shkroi Ahmeti.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...