
Protesta “Jo në emrin tim” do të vazhdojë edhe sonte në Prishtinë, duke hyrë kështu në ditën e 12-të të tubimeve.
Organizatori Çlirim Haziri ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për në orën 21:00, në Sheshin “Skënderbeu”.
Në njoftimin e publikuar, Haziri ka theksuar se protesta synon të përcjellë mesazhe në mbështetje të UÇK-së, të historisë së saj dhe kërkesës për drejtësi pas vendimit dënues ndaj ish-krerëve të saj.
“Edhe sonte, bashkë. Edhe sonte, zëri ynë nuk hesht. Për UÇK-në. Për historinë tonë. Për drejtësinë”, thuhet në njoftim.
Tubimet në Prishtinë kanë vazhduar për disa net radhazi, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave edhe sonte.






