“Vendose edhe ti një flamur të UÇK-së”, thirrja e djalit të dëshmorit për qytetarët e Kosovës

Lajme2 days ago31 Views

Çlirim Haziri, djali i dëshmorit Xhavit Haziri dhe një nga organizatorët e protestave të përditshme që mbahen në orën 21:00 kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, ka bërë thirrje qytetarëve që të vendosin flamujt e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shtëpitë e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka kërkuar që flamujt të vendosen në ballkone, dritare dhe hapësira të tjera, me qëllim që të shihen në gjithë Kosovën.

“Po e veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së! Vendose edhe ti një flamur në shtëpi, në ballkon, në dritare. Le të shihet kudo. Kosova nuk harron. UÇK-ja nuk është vetëm!UÇK, të fala nga Kosova!”, ka shkruar Haziri.

Protestat e përditshme në orën 21:00 janë organizuar pas dënimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryetarit të PDK-së, Jakup Krasniqi, nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...