Gjykata Kushtetuese: Afati për zgjedhjen e presidentit mbaron më 6 tetor

Lajme4 days ago57 Views

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës mbaron më 6 tetor, raporton Klan Kosova.

Ky institucion ka njoftuar që afati 60 ditor, sipas nënparagrafit 3, paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ka filluar më 8 gusht 2026.

“TË KONSTATOJË që afati gjashtëdhjetë (60) ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, sipas nënparagrafit 3, paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.”

Kushtetuesja po ashtu ka konstatuar që deputetët duhet të zgjedhin nënkryetarin e dytë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...