Haxhiu fton në takim familjarët e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Lajme5 days ago45 Views

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ftesa e saj vjen pak ditë pas dënimit të tyre në Hagë, me 81 vjet burgim.

Pranimin e ftesës e ka konfirmuar për Klankosova.tv Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Ai bëri të ditur se ftesa ka arritur në adresë të tyre, mirëpo ende nuk kanë kthyer një përgjigje përfundimtare lidhur me praninë në takim.

“Po, e kemi një ftesë, por ende nuk e kemi konfirmuar pjesëmarrjen”, deklaroi Krasniqi

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...