Paralajmërohet protestë madhështore në Hannover për vendimin e Speciales

Përzgjedhja Jonë6 days ago82 Views

Diaspora shqiptare në Gjermani thërret marshim paqësor më 26 shtator te stacioni qendror i Hannoverit, në shenjë mbështetjeje për ish-udhëheqësit e UÇK-së të dënuar në Hagë.

HANNOVER / PRISHTINË – Diaspora shqiptare në Gjermani ka paralajmëruar një marshim paqësor në Hannover të shtunën, më 26 shtator 2026, si përgjigje ndaj vendimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, marshimi do të mbahet ora 18:00 te Hannover Hauptbahnhof – Ernst-August-Platz. Organizatorët e kanë cilësuar tubimin si marshim paqësor dhe kanë njoftuar zyrtarisht policinë e Hannoverit.

Motoja e tubimit është: Për Çlirimtarët, për lavdinë që na e sollën. Në materialin promocional shkruhet edhe Së bashku për drejtësi dhe Për Çlirimtarët, për lirinë që na e sollën. 

Më 16 shtator 2026, Dhoma e Specializuar në Hagë shpalli vendimin e shkallës së parë ndaj katër ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.

Protesta në Hannover është organizuar përmes Antik Strofci një Organizatorë që e paraqet tubimin si akt solidariteti

Detajet e konfirmuara deri tani janë:

Data: e shtunë, 26 shtator 2026.

Ora: 18:00.

Vendi: Hannover Hauptbahnhof – Ernst-August-Platz.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...