Virusi i Nilit Perëndimor ua mori jetën dy personave në Kosovë, deklarohet IKSHPK-ja

Lajme1 week ago56 Views

Në Kosovë janë konfirmuar shtatë raste të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor (WNV), ndërsa gjatë kësaj jave janë raportuar edhe dy raste të vdekjes nga ky virus.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), rastet janë konfirmuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë gjatë periudhës 7 gusht deri mw 18 shtator

Nga shtatë personat e infektuar, pesë janë meshkuj dhe dy femra. Dy raste i përkasin grupmoshës 10–19 vjeç, ndërsa rastet e tjera janë të moshave deri në 79 vjeç.

Tri raste janë regjistruar në Gjakovë, ndërsa nga një rast në Prishtinë, Shtime, Ferizaj dhe Pejë.

Bëhet e ditur se të gjitha rastet janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë. Tri prej tyre janë paraqitur me shenja klinike të meningjitit akut, tri me meningoencefalit akut, ndërsa një rast me gjendje febrile.

“Gjatë kësaj jave janë raportuar dy raste të vdekjes nga WNV në Kosovë.

Nga analiza fillestare nuk është evidentuar lidhje epidemiologjike ndërmjet rasteve, prandaj ato janë klasifikuar si sporadike. Vetëm një nga shtatë rastet ka raportuar histori udhëtimi jashtë vendit”.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...