Shfuqizimi i Ligjit për Specialen, dorëheqja e Gërvallës, mbështetje për krerët e UÇK-së: Protestuesit ia drejtojnë Qeverisë 4 kërkesa

Lajme1 week ago17 Views

Mijëra qytetarë sot kanë protestuar në sheshet e Prishtinës për të mbrojtura ish-krerët e UÇK-së.

Me flamuj të UÇK-së e me pankarta “jo në emrin tim”, ata kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciales për të dënuar Hashim Thaçin, Kadri Veslin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin me 81 vite burgim.

Në fund të protestës së sotme gjithëpopullore, janë prezantuar edhe kërkesat e organizatorëve. 

Në emër të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, të cilat kishin thirrur këtë protestë, janë katër kërkesa: Shfuqizimi Ligjit për Dhomat e Specializuara; shkarkimi ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla; mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së; si dhe angazhimin e eksporteve më të mirë ndërkombëtare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së.

Paraprakisht, para protestuesve ka pasur disa adresime nga gazetarë, familjarë dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta.

Veterani i UÇK-së, njëherësh gazetar, Arientin Abdyli, ka deklaruar shqiptarët po ngrisin zërin ndaj padrejtësive.

Ai ka thënë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë shënuesit e lirisë.

“Luftën tonë e bëmë pa maska, pa marre dhe të drejtë. Sot jemi mbledhur këtu jo vetëm për të ngritur zërin, për padrejtësinë kundër katër komandantëve tanë, por për të mbrojtur një të vërtetë e cila nuk thyhet assesi me asnjë vendim. Jemi rreshtuar në përkrahje të katër krerëve, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi nuk janë veç emra, ata janë shënuesit e lirisë sonë, ata janë simbolet e një epopeje, janë simbolet e një populli që refuzoi të nënshtrohet”, ka thënë ai.

Në emër të familjarëve të krerëve të UÇK-së, protestuesve në shesh iu ka drejtuar Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqi.

Ai ka bërë thirrje për bashkim e të gjitha partive politike.

Në adresimin e tij, Krasniqi ka bërë me dije se duhet të gjenet një rrugë ligjore që garanton një proces të drejt.

“Sot ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve kudo që janë dhe gjithë partive politike, je ti lemë anash dallimet politike. Duhet të bashkohem dhe të gjejmë rrugën ligjore që garanton një proces të drejt, të paanshëm dhe të bazuar në prova të besueshme”, ka thënë Krasniqi.

Ai i ka falënderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen ndaj krerëve të UÇK-së.

Kurse, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

“Nuk e dimë se si Albin Kurti mund ta mbajë një person të tillë në Qeveri. Një njeri që ende nuk ka dalë të kërkojë falje para UÇK-së, sepse ne dimë të falim. Duhet të dalin dhe të sqarojnë se ku i kanë marrë ato informata. Kërkojmë dorëheqjen e saj sa më shpejt”, ka thënë Gucati.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...