Pas sulmit brutal në KPK, amerikanët dhe britanikët i japin mbështetje Blerim Isufajt

Lajme2 weeks ago65 Views

Rreth një javë pas sulmeve brutale nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, në një mbledhje që u cilësua si “komision hetimor” edhe nga vetë ai, kryeprokurori Blerim Isufaj ka pritur në takim ambasadorin britanik dhe shefen e Ambasadës Amerikane në Kosovë, ndërsa Prokuroria Speciale është përgëzuar për punën e saj.

Isufaj, i cili gjatë javës së kaluar ishte cak i sulmeve të ashpra nga disa anëtarë të KPK-së, këtë të premte ka pritur fillimisht ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.

Në një komunikatë për media, është bërë e ditur se ambasadori britanik e ka përgëzuar Prokurorinë Speciale për punën e saj.

“Ambasadori britanik e përgëzoi Prokurorisë Speciale për punën e saj, dhe riafirmoi mbështetjen dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit. Mbështetjen dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, me autoritetet e Britanisë së Madhe, e theksoi edhe z.Isufaj si një nga partnerët kryesorë insitucionalë të Prokurorisë Speciale”, thuhet në njoftim.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...