
Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka komentuar zhvillimet politike në vend.
Ai ka shkruar një status që duket si paralajmërimin për zhvillimet e ardhshme politike.
Në profilin e tij në Facebook, Tahir ka shkruar se kur zgjohet vullneti i qytetarit, ndryshimi nuk ndalet.
“Kur Kosova beson në veten e saj, asnjë pengesë nuk është e përhershme. Ajo që duket e pathyeshme sot, nesër mund të jetë vetëm një kapitull i së kaluarës. Kur zgjohet vullneti i qytetarit, ndryshimi nuk ndalet”, ka shkruar Tahiri.






