Grupe të strukturuara kriminale po kontrollojnë Policinë, AKI-në dhe Prokurorinë në Pejë?

Lajme, Përzgjedhja Jonë2 weeks ago6.3K Views

Në deklarata publike dhe përmes një letre të hapur të shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, Demë Elshani nga Peja ka ngritur akuza të rënda se grupe të strukturuara kriminale kanë arritur të penetrojnë thellë në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në këtë qytet, por edhe Demë Elshani qëndron vetë në këtë rrjetë por me gjerësisht. 

Sipas raportimeve, Policia, AKI-ja dhe struktura të Prokurorisë në Pejë nuk po funksionojnë si mbrojtëse të qytetarëve, por në raste të caktuara po shërbejnë si mburojë për rrjete të trafikimit të drogës, shantazheve dhe krimit të organizuar. 

Ky kontroll është ndërtuar gradualisht përmes lidhjeve, borxheve, kërcënimeve dhe korrupsionit, duke krijuar një sistem ku hetime të rëndësishme pengohen ose orientohet në drejtim të gabuar.

Burimet thonë se aktivitetet kriminale shtrihen edhe jashtë kufijve të Kosovës, me lidhje të forta në Zvicër dhe Spanje, Belgjike, ku droga, paratë dhe kërcënimet lëvizin lirisht. Sipas burime, persona me ndikim brenda institucioneve kanë bashkëpunuar me këto grupe, duke ofruar mbrojtje, informacion dhe ndihmë për të mbuluar veprimtarinë e tyre.

Demë Elshani i cili kontrollon edhe vetë një grup mbrenda institucioneve, ka folur hapur dhe të shpërndara në platforma si TikTok e Facebook, kanë grumbulluar mijëra shikime dhe kanë nxitur thirrje nga qytetarë që organet kompetente të nisin një hetim serioz dhe të pavarur.

Sipas informacioneve që kemi, raportohet se Prokuroria Speciale dhe AKI-ja Qendrore tashmë kanë nisur hetimet e këtyre akuzave. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar publik që të konfirmojë fazën e hetimeve apo rezultatet e tyre.

Akuza për trafik droge, kindapime dhe shantazh, pagesa përmes USDT (Crypto) raportohet se AKI qendër dhe Prokuroria është duke hetuar prej muajsh këto raportime thuhet në burimet tona.

Në mungesë të komunikimit zyrtar, pretendimet e Demë Elshanit mbeten akuza të rënda që kërkojnë verifikim të plotë e transparent. Vetëm një hetim i pavarur dhe profesional mund të sqarojë nëse jemi përballë një kapjeje reale të institucioneve në Pejë. 

këto raportime janë bërë në rrjetin social Facebook dhe Tik Tok, ku kontrollohen nga Deme Elshani.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...