FBI shqyrton kërkesën për deklasifikim të dokumenteve për Jack Smith dhe Gjykatën Speciale, kërkes e gazetarit nga Kosova

Përzgjedhja Jonë3 weeks ago512 Views

 Zyra e FBI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka regjistruar zyrtarisht një kërkesë për qasje në dokumente të klasifikuara, të cilat lidhen me ish-Prokurorin e Specializuar, Jack Smith, dhe proceset rreth Gjykatës Speciale të Kosovës Dhomave të Specializuara në Hagë. 

Informacioni është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar nga gazetari hulumtues Fitim Çeku, i cili ka bashkëngjitur edhe letrat zyrtare të kthyera nga institucioni amerikan i sigurisë.

Kërkesa, e bazuar mbi ligjin amerikan për lirinë e informimit (FOIA), synon të hedhë dritë mbi materialet e ruajtura në ambiente tejet të mbrojtura në selinë qendrore të FBI-së.

Në njoftimin e tij, Çeku specifikon se kërkesa e dorëzuar kërkon qasje të plotë në audio-incizime dhe dokumente konfidenciale që ndodhen në dhomat e njohura brenda FBI-së si “Burn Bag Room” ose “Hidden Room”. Këto hapësira në selinë qendrore njihen për ruajtjen e dosjeve me ndjeshmëri të lartë shtetërore dhe të dhënave historike që lidhen me investigime të profilit të lartë.

Ky hap procedural i ndërmarrë nga gazetari Fitim Çeku konsiderohet me rëndësi të veçantë, pasi kjo kërkesë zyrtare do mund të shtyjë FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së të deklasifikojnë dokumente me rëndësi kritike shtetërore. 

Nëse kërkesa kalon me sukses filtrat e shqyrtimit ligjor, ajo do të detyronte institucionet amerikane të nxjerrin në dritë informacione të mbyllura prej vitesh, duke zbardhur përfundimisht prapaskenat dhe materialet konfidenciale që lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë e Jack Smith dhe proceset e Gjykatës Speciale, sabotimi marrëveshjes së Washingtonit dhe publikimi i aktakuzës ndaj Presidentit Thaçi gjatë udhetimit të tij për në Washington/Gazeta Journal/

Screenshot

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...