Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok  

Lajme3 weeks ago62 Views

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin për krime lufte në Zubin-Potok, të enjten është arrestuar një i dyshuar.

Sipas njoftimit, i dyshuari R.K., u arrestua nga hetuesit nga Drejtoria për hetimin e Krimeve të Luftës.

“R.K. është arrestuar nën dyshimn për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, dhe është ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor të përcaktuar me Kodin e Procedurës Penale, PSRK- ja  do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa, në koordinim me hetuesit policorë, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se javët e fundit janë gjetur mbetje mortore që dyshohen se u përkasin 23 të zhdukurve gjatë luftës që njihen si grupi i intelektualëve.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti më 24 gusht 2026 njoftoi se në varrin masiv ndërmjet Kalludrës së Madhe dhe të Vogël, sipas vlerësimeve të ekspertëve, mbetjet mortore të gjetura dhe zhvarrosura u përkasin së paku 13 personave. Në varrin masiv në Jabukë, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të 4 personave, kurse në lokacionin e tretë- në varrin masiv në Kalludër, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore të së paku 6 personave.

Tre të dyshuar tjerë që janë arrestuar lidhur me këtë rast, gjenden nën masën e paraburgimit. 

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...