Sot varroset tiktokeri Laurent Krasniqi

Lajme3 weeks ago72 Views

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur naten e djeshme në fshatin Llukarë të Prishtinës, ku një person ka mbetur i vdekur. Raportohet se në këtë aksident ka mbetur i vdekur tiktokeri i njohur Laurent Krasniqi.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Kjo e fundit ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet, ku motoçiklisti ka humbur jetën.

’Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën se në fshatin Llukarë të Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, ka thënë ajo.

Varrimi i te ndjerit behet sot ne oren 17:00 ne varrezat e fshatit Llukar te Prishtines.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...