Ymeri “e nxjerr në rrenë” Abdixhikun: Nuk pranoi – pastaj doli e tha diçka tjetër

Lajme3 weeks ago118 Views

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka folur pasi ka deklaruar se refuzon ta votojë Bekim Sejdiun për President.

Ajo ka thënë për “Nacionale”, se një nga gjashtë deputetët e LDK-së i ka kërkuar Abdixhikut që t’ia dorëzojë mandatin.

Por, Ymeri tha se Abdixhiku e ka refuzuar këtë.

Më pas tregon ajo, kur ka zbritur poshtë Abdixhiku ka kërkuar që deputetët t’i dorëzojnë mandatet.

“Kjo është dyfytrësi e llojit të vetë. Ka qenë njëri nga deputetët që ka kundërshtu dje dhe ka thënë a do ta dorëzojë mandatin dhe ky i ka thënë jo. Momentin që ka zbritur poshtë ka thënë le të verifikojnë mandatet”, ka thënë ajo ne një intervistë për gazeten Nacionale. 

Ajo nuk tregoi se për cilin deputet bëhej fjalë.

Abdixhiku kishte arritu marrëveshje më LVV-në për presidentin, por 6 deputet aktual të LDK-së njoftuan se nuk do ta votojne propozimin e tyre dhe se janë kundër kësaj marrëveshje. 

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...