Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Si e do rendi, e njoftova për atë që ndodhi dje

Lajme3 weeks ago61 Views

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se e njoftoi Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me zhvillimet në partinë e tij, gjatë takimit të sotëm.

Abdixhiku ka thënë se “si e do rendi”, e njoftoi Kurtin për refuzimin e gjashtë deputetëve nga partia e tij që ta votojnë Bekim Sejdiun për president. 

“Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në të dy partitë. Si e do rendi, kur kemi procese diskutuese duhet të njoftojmë zyrtarisht njëri-tjetrin për zhvillimet partiake. Dhe, këtë e bëra. Atë që ka ndodhur dje, e njoftova Kurtin dhe ai më njoftoi për zhvillimet në kryesinë e VV-së dhe të Grupit Parlamentar”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku nuk ka folur për vendimin e deputetëve në fjalë. 

“Tash duhet t’i pyesni ata që kanë vendosur ta dërgojnë Kosovën në një situatë të paqartë”, ka thënë Abdixhiku.

Leave a reply

Advertisement

Follow
Sign In/Sign Up Sidebar Search
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...